AKTUALITET

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit, do të qëndrojë 10 ditë në seksionin e observimit

Fier – Ergys Agasi ka mbërritur në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Fier, ku do të qëndrojë fillimisht për 10 ditë në seksionin e observimit.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë burgut të Fierit, sipas të cilave Agasi do t’i nënshtrohet procedurave të zakonshme të akomodimit dhe vlerësimit fillestar në këtë institucion.

Për shkak se ndodhet në paraburgim, gjatë periudhës së observimit do të kryhen procedurat përkatëse për vlerësimin e gjendjes së tij dhe përcaktimin e vendosjes në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, pritet të përcaktohen hapat e mëtejshëm lidhur me qëndrimin e tij në burgun e Fierit, në përputhje me procedurat dhe rregullat në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button