POLITIKËTOP-NEWS

Transferimi i Veliajt/ Çarje në PS, Xhafaj e Çuçi nënshkruajnë kërkesën urgjente për Ministrin e Drejtësisë

Pas debatit në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së mëngjesin e sotëm mes Bledi Çuçit dhe Toni Gogut lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, një tjetër socialist i ka dalë në krah kryebashkiakut të Tiranës. 

Mësogwt se nga burime pranë mazhorancës, se mesditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë është dërguar një “kërkesë urgjente për informacion dhe dokumentacion mbi praktikën e ndjekur për transferimin e Erion Veliajt në IEVP Fier”. 

Kërksa është nënshkruar nga Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhfaj, të cilët drejtojnë përkatësisht Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Çuçi e Xhafaj i kërkojnë ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, informacion mbi respektimin e kuadrit ligjor lidhur me praktikën e transferimti të Veliajt dhe izolimin e tiij.

Gjithashtu mësohet se kërkesa përmban përmban disa pika, përfshi edhe verifikimin e respektimit të të drejtave të personit të paraburgosur, Erion Veliaj.

Dy kryetarët e komisioneve parlamentare i thonë Ministrit të Drejtësisë, se në rast se kemi të bëjmë me informacion që përbën sekret shtetëror, të argumentohet ligjërisht dispozita që justifikon kufizimin e aksesit të dokumenteve, si dhe të vihen në dispozicion të tyre pjesa tjetër e informacionit që s’ka kufizim.

Kujtojmë që Çuçi e Xhafaj njihen si njerëz të afërt me Erion Veliajn. Çuçi u shkarkua nga Edi Rama si kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së pasi deklaroi publikisht mbështetje politike në emër të grupit socialist për Erion Veliajn ndërkohë që ky i fundit ishte person nën hetim nga SPAK.

Fatmir Xhafaj nga ana tjetër ka një raport të gjatë e të konsoliduar me Veliajn, i cili u investua fuqimisht në zgjedhjet e vitit 2021 për ta nxjerrë deputet në qarkun Tiranë pasi Edi Rama e pati degdisur në pozicion jo fitues në listë, me qëllimin final për ta nxjerrë nga politika.

Nuk dihet ende nëse Ministria e Drejtësisë do t’u kthejë përgjigje Çuçit e Xhafajt apo do të mjaftohet me deklaratën e sotme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila tha se urdhri i transferimit të Erion Veliajt është klasifikuar si “sekret shtetëror”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button