Letra e kongresmenëve amerikanë/ Tela: I kërkojnë Rubios shpalljen “non grata” të Ballukut dhe zyrtarëve të korruptuar

Gazetari Andi Tela, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar letrën e dy kongresmenëve amerikanë drejtuar sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke deklaruar se ajo kërkon hapur shpalljen non grata të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri.
Tela tha se, duke e lidhur përmbajtjen e letrës me zhvillimet e fundit në Shqipëri, bëhet e qartë, sipas tij, se kongresmenët kërkojnë masa ndaj Ballukut, ndërsa vuri në dukje atë që e cilësoi si trajtim të ndryshëm të saj nga zyrtarët e tjerë të lartë të përballur me drejtësinë.
Tela kritikoi gjithashtu SPAK-un për faktin që, sipas tij, nuk ndërmori hapin që pritej nga opinioni publik për të kërkuar në Kuvend heqjen e imunitetit të deputetes. Ai sqaroi se vendimmarrja për masat e sigurisë dhe kontrollet i takon organit të akuzës.
Nëse e bashkojmë letrën me çfarë ka ndodhur sot, arrijmë të kuptojmë që dy deputetët, dy kongresmenët amerikanë e kërkojnë haptas shpalljen non grata Ballukun.
Sepse ajo që ka ndodhur në Shqipëri është fakt. Asnjë nga zyrtarët e lartë të kësaj qeverisje, të përballur me SPAK-un, për akuza që përfshijnë korrupsionin dhe pastrimin e parave nuk ka pasur një masë të tillë sigurie.
Nuk ka luftuar në thonjëza me imunitet përballë SPAK-ut dhe me një masë të tillë sigurie. Asnjë nga ish-ministrat, ish-zyrtarët e lartë të kësaj qeverisje, që ka pasur një akuzë për korrupsion dhe për pastrim parash, ose ka qenë në arrest shtëpie, ose ka qenë në arrest me burg. Asnjë tjetër nuk është hetuar apo gjykuar në masën e sigurisë që ka zonja Balluku.
Letra duket haptas që kërkon shpalljen non grata të saj, por mbi të gjitha kërkon se çfarë ka bërë ambasada amerikane gjatë gjithë kësaj periudhës së protestave dhe ne e dimë botërisht që ka pasur vetëm një njoftim që i bënte thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të shmangnin protestat.
Por asnjë veprim edhe në dukje të ambasadorit. Kemi thjesht dy shfaqje të tij në SPAK, në takime me prokurorët. Por rezultati nga ana tjetër kemi që edhe SPAK-u vetë nuk ndërmori hapin e pritshëm nga të gjithë, që të kërkonte minimumi në parlament heqjen e imunitetit të deputetes. Pastaj për masat e sigurisë, për kontrollin personal, është çështje që i takon SPAK-ut. Por veprimet haptas që kanë lidhje me SPAK-un, me ambasadën amerikane, me zonjën Balluku, treguan që nuk u zbatua standardi i njëjtë me zyrtarët e tjerë të lartë të kësaj mazhorance.’, u shpreh gazetari Andi Tela.










