POLITIKË

Flakë në disa institucione, Bulevardi dhe Sheshi “Skënderbej” një arenë përplasjesh të dhunshme

Portesta e PD në fillim e me pas protesta kombëtare e studentëve këtë të shtunë, ka rikthyer kaosin dhe trazirat në Tiranë. Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate në drejtim të qytetarëve. Gjithashtu, efektivët kanë qëlluar me plumba gome. Të rinjtë protestues janë shtyrë tashmë tek Parku Rinia, por se nuk janë tërhequr. Edhe në sheshin “Skënderbej” ka plot protestues për momentin.

Policia ka marrë nën kontroll Bulevardin dhe zonën e Parkut Rinia, pas tensioneve dhe përplasjeve me protestuesit. Sakaq një pjesë e protestuesëve janë larguar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, një pjesë janë te sheshi ”Skëndërbej”, dhe një grup janë në Bulevard. Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave në mes të rrugës ”Myslym Shyri”, por edhe kanë tentuar të djegin disa ministri e institucione. Ndërkohë herë pas here protestuesit godasin me fishekzjarre dhe bomba molotov në drejtim të Selisë së PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button