POLITIKË

Berisha: Ligji për mbrojtjen e Guvernatorit për interesin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas votimit të ligjit për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tij.

Në një status publik, Berisha e ka cilësuar situatën si të pashembullt në histori dhe si shenjë të një “regjimi absolutar”, duke theksuar se ligji synon të krijojë mbrojtje të veçantë për zyrtarët e pushtetit.

“E pashembullt në histori! Regjim absolutar! Miq, sot Edi Rama votoi ligjin për mbrojtjen e guvernatorit të Bankës kur ai vjedh! Në fakt, ligjin e ka për veten e tij!

Në ‘Fermën e Kafshëve’ të Orwell-it, të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të barabartë se të tjerët!

Është më e ndershme që Edi Rama të legalizojë vjedhjen, sesa të bëjë ligje të veçanta për mbrojtjen e vet dhe të “derrave” të tij!” – shkruan Berisha.

Me 84 vota pro, shumica parlamentare miratoi të enjten ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, duke i dhënë guvernatorit mbrojtje të posaçme nga arrestimi dhe kontrollet pa autorizimin e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button