BOTA

Sekuestrohen 100 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, 6 të arrestuar, shumica shqiptarë

Greqi – Personat e përfshirë dyshohet se kishin shkuar për të marrë ngarkesën e drogës.

Rreth 100 kilogramë kokainë , e cila ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila nga Kolumbia , u gjetën dhe u sekuestruan të mërkurën, nga oficerët e AADE-s në aeroportin “Eleftherios Venizelos” . Operacioni u krye pas informacionit të transmetuar nga zyra e DEA-s amerikane në Athinë.

Në këtë rast u arrestuan gjithsej gjashtë persona, shumica prej të cilëve shtetas shqiptarë.

Katër nga arrestimet u kryen në aeroport, ku dyshohet se të dyshuarit do të merrnin ngarkesën e drogës. Dy të tjerët u arrestuan në Maraton, ku besohet se droga po transportohej dhe ruhej.

Oficerët e policisë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar ndihmuan në hetimin e kryer nga shërbimet e AADE-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button