Lista/ 31 të pandehur për korrupsionin e Belinda Ballukut, ja emrat

Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë. Mes të pandehurve janë edhe 5 ndërtues e 2 firma private. SPAK ka marrë të pandehur ndërtuesit Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci.
Në dokumentin e lexuar nga Report Tv thuhet se biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction” fituan tenderin e manipuluar të ndërtimit të Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Abazi akuzohet për korrupsion aktiv pasi për fitimin e tenderit shpërbleu Ballukun me një vilë në zonën e Palasës në Bregdet, ndërsa akuzohet edhe për falsifikim dokumentesh.
Bashkë me Abazin për falsifikim dokumentesh janë marrë edhe Artan Sako I kompanisë së ndërtimit 2T, e cila bashkë me Alko Impex General Construction fitoi tenderin e lotit 7, Paqsor Buzi i cili me kompaninë e tij G.P.G. COMPANY fitoi tenderin e lotit 5 të Unazës së Tiranës si edhe ndërtuesi i njohur Ram Geci, firma e ndërtimit të të cilit ka fituar tenderin rreth 14 mln eurosh (me kursin e sotëm) të ndërtimit të rrugës “Porto Romano-Durrës, loti 3”.
Ka qenë pikërisht ky tenderi i nëntë për të cilin Balluku akuzohet se ka manipuluar, përveç atij të Tunelit të Llogorasë dhe 7 loteve të Unazës së Madhe.
Sa i përket ndërtuesit tjetër, Pandeli Carapulit, ai është nën akuzë bashkë me kompaninë e tij të ndërtimit për pastrim parash në lidhje me vilën tjetër të Ballukut, atë në “Ëhite Rocks” në Dhërmi. Carapuli nuk është nën akuzë për korrupsion aktiv pasi vepra është parashkruar. Tenderi i manipuluar nga Balluku kur ishte drejtoreshë e Albcontrol nuk është futur te akuzat zyrtare si e dhjeta për ‘shkelje në tendera’ vetëm sepse akuzat janë parashkruar.
Sa i përket të të pandehurve të tjerë, përvecc Igli Tares 2 akuza për pastrim parash, të gjithë të tjerët janë vartës të Ballukut. Janë të njëjtët, bashkëpunëtorë thuajse në çdo tender. Dallon Ervis Berberi me 9 akuza për shkelje në të nëntë tenderat e manipuluar, dhe ish drejtorët e tjerë si Gentian Gjyli apo Erald Elezi.
Janë mbi 10 të pandehur për tenderin më të majmë, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku përvecc shkeljes së barazisë në tendera janë edhe akuza për shpërdorim detyre, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.
Të akuzuarit e dosjes Balluku
Belinda Balluku Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie
Pandeli Carapuli Pastrim parash
Igli Tare Pastrim parash në 2 raste
Joana Bushi Pastrim parash
Arbër Abazi Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh
“Alko Impex General Construction” Korrupsion aktiv
Viola Haxhiademi Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Ergys Verdho Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Adja Strazimiri Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera
Anila Sulollari Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Paqsor Buzi Falsifikim dokumentesh disa herë
Artan Sako Falsifikim dokumentesh disa herë
Ram Geci Falsifikim dokumentesh disa herë
“Eurocol” sh.p.k Pastrim parash
Evis Berberi Shkelje në 9 tendera
Gentian Gjyli Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre
Erald Elezi Shkelje në 3 tendera
Jetmira Dervishi Shkelje në tendera
Mirzeta Kashnica Shkelje në tendera
Jonida Çeçe Shkelje në 3 tendera
Adrian Kroi Shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre
Denis Xhoshi Shkelje në 3 tendera
Klarita Konomi Shkelje në 1 tender
Miranda Shkurti Shkelje në 8 tendera
Genti Raça Shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre
Eduart Agalliu Shkelje në 1 tender
Arbër Troka Shkelje në 2 tendera
Dhurata Lazaj Shkelje në 3 tendera
Nikollaq Mihali Shkelje në 3 tendera
Gëzim Noni Shkelje në 3 tendera
Arlinda Gordani Shkelje në 4 tendera










