AKTUALITET

Dy makina përplasen pranë spitalit Memorial në Fier, plagoset pasagjeri

Fier – Njē aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30, pranë spitalit Memorial në Fier.

Një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Gabriel Çuni dhe njē mjet tip “ Benz” me drejtues shtetasin Alfred Sinani, janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë një  person ka mbetur i lënduar.

Pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Audi” është transportuar drejt spitalit rajonal Fier ku po merr ndihmēën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetēn.

Ndërkohë nē vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button