AKTUALITET
Ndërron jetë në Turqi mjeku popullor kundër diegieve Rexhep Toska

Është ndarë para kohe nga jeta , mjeku popullor kunder djegieve ,Rexhep Toska nga Zharreza e Fierit. Mjeku popullor eshte ndare nga jeta ne Turqi pas ka pesuar nje arrest kardiak.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës, të cilët e kujtojnë për ndihmën që u ka dhënë ndër vite njerëzve të prekur nga djegiet.
Rexhep Toska ishte i njohur jo vetëm në Zharrezë, por edhe më gjerë, për mënyrën tradicionale të trajtimit të djegieve dhe për njerëzit që i drejtoheshin në momente të vështira.
Me ndarjen e tij nga jeta, Zharreza humbet një figurë të njohur dhe të respektuar të komunitetit.







