KULTURË

“90 vjet jetë, 90 vepra arti – dhurata e Mumtas Dhramit për Gjirokastrën”

Mikpritëm në Gjirokastër rikthimin në vendlindje të skulptorit të mirënjohur Mumtas Dhrami, përmes çeljes së ekspozitës së tij personale.

Në 90-vjetorin e lindjes, mjeshtri i artit pamor shqiptar i dhuron qytetit 90 vepra nga krijimtaria e tij, një pasuri artistike që do të jetë e hapur për artdashësit vendas dhe të huaj.

Një dhuratë me vlerë të jashtëzakonshme për Gjirokastrën, që hedh themelet e projektit për krijimin e një galerie arti, ku veprat e mjeshtrit do të jenë pjesë e përhershme e trashëgimisë dhe jetës kulturore të qytetit.

Urime për 90-vjetorin dhe mirënjohje për këtë dhuratë të çmuar, mjeshtër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button