EKONOMIKULTURË

Saranda promovohet në Panairin Ndërkombëtar të Zyrihut, prezantohen potencialet turistike dhe mundësitë e investimit

Saranda është prezantuar në Panairin Ndërkombëtar Immo-Expo Zyrih 2026, ku një delegacion i Bashkisë Sarandë, i kryesuar nga kryebashkiaku Oltion Çaçi, ka promovuar potencialet turistike të qytetit dhe mundësitë që ofron për investime.

Përpara pjesëmarrësve dhe vizitorëve të këtij panairi, përfaqësuesit e Bashkisë kanë prezantuar Sarandën si një destinacion që ndërthur bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe potencialin për zhvillim ekonomik e turistik.

Nga Zyrihu, kryebashkiaku Oltion Çaçi është shprehur se, pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm turistik, Bashkia ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm, me synimin për të rritur më tej promovimin e Sarandës në tregjet ndërkombëtare.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar shihet gjithashtu si një mundësi për forcimin e marrëdhënieve me investitorët zviceranë, partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e diasporës shqiptare.

Përmes këtij prezantimi, Saranda synon të tërheqë vëmendjen jo vetëm si një prej destinacioneve të njohura turistike të Shqipërisë, por edhe si një qytet me mundësi zhvillimi dhe investimi afatgjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button