AKTUALITETTOP-NEWS

Lista/ Kujdes! Nga 1 janari vendosen radarët inteligjentë në 14 akse!

TIRANË — Kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re teknologjike nga 1 janari, përmes aktivizimit të radarëve inteligjentë dhe pajisjeve të avancuara të mbikëqyrjes në 14 akse kryesore rrugore që shtrihen në një gjatësi prej afro 200 kilometrash.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimet e efektivëve që do të punojnë pranë Qendrës së Monitorimit të Trafikut, ku shkeljet do të evidentohen përmes teknologjisë pa praninë e patrullave fizike në terren. Sistemi i ri do të përdorë kamerat me rreze aktive, sensorët dhe radion për të regjistruar shpejtësinë, pozicionin, kohën dhe përmasat e automjeteve në kohë reale. Projekti shoqërohet gjithashtu me një trajtim të ri financiar për efektivët e angazhuar në këtë strukturë, pagat e të cilëve pritet të arrijnë deri në 1800 euro.Segmente rrugore që përfshihen në fazën e parë të monitorimit inteligjent:

Tiranë–Elbasan (26.4 km): Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.

Durrës–Plazhi i Unazës (5.9 km): Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.

Durrës–Kavajë (9.81 km): Autostrada e Rrogozhinës, nga Plepat deri në Kavajë Veri.

Unaza e Kavajës (7.89 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.

Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë (13.9 km): Nga Rrogozhina në Korridorin VIII deri në Lushnjë Veri.

Unaza e Lushnjës (4.62 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.

Lushnjë–Fier (20 km): Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.

Unaza e Fierit (21.5 km): Nga Mbrostari deri në Levan.

Fier–Vlorë (24 km): Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.

Vorë–Ahmetaq (6.52 km): Nga Vora deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.

Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq (9.59 km): Segmenti që përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me Ahmetaqin.

Kryqëzime dhe rampa lidhëse (5 km): Segmente lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

Faza e parë prej 200 kilometrash do të shërbejë si pikënisje për zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të monitorimit inteligjent edhe në akse të tjera kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button