POLITIKËTOP-NEWS

Ermelinda Meksi: Takimi i Gogut me Veliajn në qeli duhet të hetohet urgjentisht

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas luftës në PS, pas vizitës së ministrit të Drejtësisë Toni Gogu në burgun e Fierit, ku takoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit ka deklaruar se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, se duhet të jepte dorëheqjen dhe që kreun e Bashkisë së kryeqytetit ta dorëzojë tek Arbër Hajdari.

Ermelinda Meksi shprehet se nëse pretendimet e Veliajt janë të vërteta, kjo do ishte skandaloze. Ajo kërkon që ministri Gogu jo vetëm të bëjë deklarata publike, por edhe të sqarojë rrethanat e vizitës dhe ligjshmërinë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button