Grabitja e bankës në Tiranë/ Autori me maskë, pistoletë dhe u largua m patinë.

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë të hënën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Ende nuk ka informacione të qarta lidhur me ngjarjen.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i maskuar, ka hyrë brenda ambienteve të bankës dhe nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet me dije se autori ka hyrë i maskuar me një pjesë si tip shalli dhe i ka vënë armën në kokë arkëtares, duke i marrë lekët nën kërcënimin e armës.
Më pas, tek dera i ka drejtuar armën edhe rojës së bankës që të mos bëj asnjë lëvizje dhe ka dalë jashtë, duke ikur me një monopatinë drejt stadiumit Dinamo.







