EKONOMI
ERASMUS + HYN NË SHKOLLËN E TURIZMIT

Sarandë – Si një nga kryeqendrat e turizmit shqiptar, Saranda ka një nevojë emergjente për krah pune të kualifikuar sipas kritereve ndërkombëtare.
Përfshirja e Shkollës së mesme Profesionale “Antoni Athanas” në programin ERASMUS+, plotëson pikërisht këtë nevojë. Drejtoresha Rudina Liçaj, thotë se në këtë vit të ri mësimor, ky program europian kalon nga stafi mësimor tek nxënësit.
Ky program zyrtar i Bashkimit Europian që sivjet do të prekë drejtpërdrejt nxënësit, pritet t’u japë atyre mundësinë e përfshirjes në projekte që financohen nga BE për lëvizshmërinë e nxënësve.







