Dropull/ Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Jashtme greke viziton Derviçanin, pritet nga kryebashkiaku Dimitraq Toli

Derviçan – Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dimitraq Toli, ka pritur sot në Derviçan znj. Theresia (Tereza) Paraskevi Angelatou, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
Në këtë vizitë, zyrtarja e lartë greke shoqërohej nga Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Sokratis Sourvinos.
Gjatë qëndrimit në Derviçan, të ftuarit vizituan Galerinë Bashkiake të Arteve dhe Skulpturës, si dhe Qendrën Kulturore, ku u njohën nga afër me krijimtarinë artistike, veprimtarinë kulturore dhe identitetin kulturor të zonës.
Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe historiani dhe kritiku i artit, profesori emeritus i Universitetit të Athinës, z. Manos Stefanidhis, i cili ka kontribuar në kurimin artistik të Galerisë Bashkiake të Arteve dhe Skulpturës, si dhe të Qendrës Kulturore të Derviçanit.



Kryetari i Bashkisë Dropull, Dimitraq Toli, ka shprehur mirënjohjen për vizitën dhe interesimin e treguar nga përfaqësuesit grekë, duke vlerësuar gjithashtu mbështetjen e tyre në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të zonës.








