AKTUALITETTOP-NEWS

Tjetërsuan 44 mijë m2 tokë shtet për park fotovoltaik, gjykata lë në burg ish kreun e Kadastrës Fier e bashkëpunëtorët

Pas 7 orẽsh seance maratonē nē gjykatēn e Fierit, trupi gjykues i pērbērē nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokuror Leonard Suçi ka vendosur vijimin e masave e sigurisē “ arrest me burg” pēr Arben Vojen , Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun ndërsa ka ndryshuar masën për Fjorelo Biden.

Ndaj tij janë vendosur tre masa me karakter ndalues.

Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Arben Voja, aktualisht drejtor i spitalit rajonal dhe katër nëpunës vendorë po hetohen për tjetërsimin e tokës shtet në favor të një biznesi për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Ata u arrestuan të enjten, 12 nëntor, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e një ngastre toke me sipërfaqe 44 mijë metra katrorë në pronësi të shtetit në Povelçë. Sipas hetimeve, toka u regjistrua si pronë private duke përdorur të dhënat e certifikatës së një are tjetër dhe më pas u shit për 88.200 euro për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Zyrtare nga gjykata Fier

1. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” të caktuar ndaj personit nën hetim A.V.

2. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” të caktuar ndaj personit nën hetim D.Sh.

3. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën hetim F.B , me masat e sigurimit personal “ndalimin për të dalë jashtë shtetit”, “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” .

4. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” të caktuar ndaj personit nën hetim A.H

5. Vijimin e zbatimit të masës të sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuar ndaj personit nën hetim A.J
Vijimin e zbatimit të masës të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të caktuar ndaj personit nën hetim A.J

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button