AKTUALITETTOP-NEWS
Banorët ngujohen në zyrat e Bankers: “Do të qëndrojmë gjithë natën, presim zgjidhje për qiratë e tokave”

Marinzë – Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngujuar në ambientet e zyrave të kompanisë Bankers Petroleum.
Banorët deklarojnë se do të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës, deri në momentin kur kompania të marrë vendimin për t’i takuar me një përfaqësues, i cili, sipas tyre, duhet t’u ofrojë një zgjidhje përfundimtare për problematikën e qirave të tokave.
Protestuesit kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të lidhura me kompaninë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me pagesat e qirave.







