Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, kunetërit përfundojnë në spital

Fier – Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, ku një çift bashkëshortësh është asfiksuar si pasojë e një rrjedhjeje gazi në furrën e tyre të bukës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në banesën e familjes Kola, ku ndodhet edhe biznesi familjar për prodhimin e bukës. Për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, në ambientet e furrës ka pasur rrjedhje gazi, duke shkaktuar asfiksimin e çiftit.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit kryefamiljarin, A Kola, rreth 62 vjeç, si dhe shoku i tij i punës.
Burime spitalore bëjnë me dije se çifti ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet që çuan në rrjedhjen e gazit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar se si ndodhi incidenti.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.
Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.








