Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMINesër/ Shqipëria nis importet e vajit të lulediellit nga Maqedonia e Veriut

Nesër/ Shqipëria nis importet e vajit të lulediellit nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut do të miratojë të martën vendimin për çeljen e eksporteve të vajit të lulediellit me Shqipërinë. Kjo ka qenë deklarata e ministres së Ekonomisë dhe Financave gjatë takimit me homologun maqedonas, shkruan Monitor.al.

“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë një vendim të rëndësishëm për çeljen e eksporteve të vajit të lulediellit për Shqipërinë, i cili është një produkt i cili kryesisht importohej nga Ukraina dhe ka pasur një mungesë në tregjet ndërkombëtare, kjo është arsyeja pse çmimet kanë qenë me të larta. Marrëdhënia jonë e dy vendeve në kuadër të tregtisë do të vazhdojë të jetë shumë e mirë dhe do të vazhdojmë të lehtësojmë të gjitha procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër Open Balkans”, tha Ibrahimaj.

“Qeveria maqedonase nesër shqyrton vendimin për lirimin e eksporteve për produkte të tilla, sitë vajit të lulediellit, por edhe produkte të tjera që janë kryesisht impute për prodhimin e produkteve finale në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME