AKTUALITET

Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre në Fier

Një adoleshente është dhunuar nga tre bashkëmoshatare në Fier. Ndërsa rrihnin të renë ata e filmuan gjithë ngjarjen me telefon. Pamjet tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka, grushte dhe shqelma. Në video dëgjohet edhe vajza që filmon, e cila i nxit të tjerat të vazhdojnë dhunën. Në një moment, adoleshentja tërhiqet zvarrë prej flokësh dhe më pas goditet nga dy vajzat njëkohësisht.

Rrethanat që çuan në konflikt nuk dihen ende, ndërsa identiteti i të miturave nuk është bërë publik. Rasti është denoncuar në policinë e Fierit. Uniformat blu kanë nisur veprimet për identifikimin e vajzave të përfshira dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes

Vajza me tatuazhe të spikatura dhunojnë barbarisht një shoqe të tyre. Dalin emrat, identifikimet dhe “justifikimi” i ri
Njëra prej tyre me tatuazh të qartë AK-47 në dorë, së bashku me shoqet, e kanë kthyer një banesë në skenë torture. Goditje pa mëshirë me grushte e shuplaka, tërheqje për flokësh dhe poshtërim sistematik, ndërsa të tjerat filmojnë me qetësi të plotë.

Sipas postimeve në Instagram, vajzat e identifikuara janë N Lamaj nga Fieri, së bashku me Klea dhe Marinza, të njohura si “3 muskujetjeret nga Fieri”. Fotot që qarkullojnë duket se janë shenjat e para të një shtyrjeje drejt sjelljeve sociopate.

Gazetarja Jonida Mukja (nga Piranjat / Padorashka) ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë. Sipas saj, vajzat kanë probleme të shëndetit mendor dhe po trajtohen në qendrat spitalore. Policia ka nisur procedimet, por njëra është ende në kërkim.

Por kjo deklaratë ka hapur debat të madh. Si mund të justifikohet një dhunë kaq brutale vetëm me “probleme mendore”?

Ku ishin prindërit?

Përgjegjësia bie rëndë edhe mbi ta. Ku ishte kontrolli familjar dhe edukimi? Një akt i tillë është pasqyrë e një edukimi të dështuar në shtëpi.

Ky rast zbulon një plagë të thellë: agresionin në rritje mes të rinjve, dështimin e familjes dhe justifikimet e lehta. JOQ Albania i bën thirrje Policisë dhe institucioneve të veprojnë pa kompromis.

https://www.facebook.com/share/p/1Atgw4h3Wx/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button