
Enkelejda Veliu do të jetë kryetarja e re e Partisë Demokratike në degën e Fierit. Ajo ka fituar garën për drejtimin e kësaj dege, në një proces zgjedhor ku garuan pesë kandidatë dhe morën pjesë 834 demokratë.
Veliu ka arritur të sigurojë fitoren përballë kreut të komanduar të PD-së Fier, Ardian Ferro, me një diferencë prej vetëm katër votash, duke e bërë rezultatin e garës tejet të ngushtë.
Pas këtij procesi zgjedhor, duke nisur nga dita e nesërme, dega e Partisë Demokratike në Bashkinë Fier do të drejtohet nga Enkelejda Veliu.

Ajo shënon gjithashtu një moment të veçantë për këtë degë politike, pasi bëhet gruaja e parë që merr drejtimin e Partisë Demokratike në Fier.







