Krim i rëndë në Vidisht të Roskovecit: Vret ish-vjehrrin me armë gjahu, plagos ish-vjehrrën dhe largohet me ish-të fejuarën

Rroskovec – Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Vidisht, në Bashkinë Roskovec. Sipas informacioneve paraprake nga burime zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe dëshmive të banorëve të zonës, shtetasi Refik Buzi dyshohet se ka hyrë i armatosur me një armë gjahu (çifte) në banesën e familjes së ish-të fejuarës së tij.
Sipas të dhënave paraprake, ai ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka 58 vjeçar i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Më pas, autori i dyshuar ka qëlluar edhe ish-vjehrrën Beleren 55 vjeçare e cila ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.
Pas ngjarjes, autori dyshohet se ka marrë me vete ish-të fejuarën Rozalindën dhe është larguar në drejtim të paditur. Deri tani ai nuk është lokalizuar, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.
Sipas banorëve të zonës, Refik Buzi dhe e reja kishin qenë të fejuar, por marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë kohë më parë. Dyshohet se motivi i krimit lidhet me konfliktet e krijuara pas prishjes së fejesës, megjithëse hetimet janë ende në fazën paraprake.

Forca të shumta policie, grupi hetimor dhe ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme nga Policia e Fierit.
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Për të parë intervistat kliko limkun këtu https://www.facebook.com/100051952758222/posts/1588922512849492/?app=fbl










