AKTUALITET

Deputetja e PS-së, Sara Mile paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Mile ka mbërritur e vetme në ambientet e institucionit. Deputetja socialiste e qarkut të Elbasanit është akuzuar vazhdimisht se e ka siguruar mandatin përmes mbështetjes nga krimi i organizuar. Sara Mile doli deputete nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Burime nga Prokuroria deklarojnë se Mile është thirrur në rolin e deklarueses, pasi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti me dyshime për korrupsion në zgjedhje. Ndërsa është paraqitur në SPAK, Mile nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button