AKTUALITET
Sot studentët protestë para Ministrisë së Arsimit në orën 14:00, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Protesta kundër qeverisë vijon këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të saj. Për sot, në orën 14:00, është paralajmëruar mbajtja e një proteste kombëtare, ku pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit.
Tubimi do të nisë përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Më pas, ata pritet të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku do të vijojë protesta. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, i cili synon të mbledhë qytetarët në një protestë të përbashkët kundër qeverisë.







