Vrasje me armë gjahu çifte në Vidhishtë

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vidhisht, në bashkinë Roskovec.
Sipas informacioneve paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, dyshohet se një shtetas është vrarë, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar.
Burime paraprake bëjnë me dije se autorësia e krimit po verifikohet dhe dyshimet e para janë se ngjarja mund të jetë kryer nga ish dhëndrri i cili ka qëlluar me çifte ish vjerrin duke e lën të vrarë, ka plagoaur mjë grua dhe e mban peng, pohojnë burime zyrtare policore. Këto të dhëna mbeten paraprake dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga grupi hetimor.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Fierit dhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po mbledhin prova për të zbardhur dinamikën dhe motivet e kësaj vrasjeje.
Për shkak se hetimet janë ende në fazën fillestare, policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo autorin e dyshuar. Pritet që në vijim Drejtoria Vendore e Policisë Fier të dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.
Ngjarja është në zhvillim









