Nga Ervin Resuli – Në nje analize te 5 viteve te fundit qumeshti i fermerve ndryshoi, duke u blere nga fabrikat vetem me 3.2%.
Nese qumeshti ne 2018 ishte mesatarisht ne 47-50lekë/litri, ne 2021 ai mberriti me 48-52 lekë/litri mesatarisht, nderkohe kostot e prodhimit te 1 liter qumesht nga 42lekë/liter ne 2021 arriten ne 52.5 lekë/liter.
Nese do verejme blegtoret fitojne shume pak, aq sa nuk siguronin te ardhura per familjet e tyre dhe jo me te tepronte para per investime. Kjo beri qe blegtoret te abandonojne fermat e tyre dhe te bjerë ndjeshem numri i krereve dhe te rinjte mos ta shohin kete sektor si prioritar per ta trashëguar apo rritur si fermë. Po sot ku jemi ?
Nga treguesit rezulton se ka akoma fermerë qe japin qumeshtin me 52 lekë/litri, nderkohe kostot per 1 liter qumesht ne 2022 kanë arritur ne vlerat e 78lekë/liter. Teknikisht kush shet qumesht nen 80lekë per litër eshte me humbje dhe i destinuar te falimentoje apo te shkaterroje fermen e lopeve.
Ne nje analize me makro ku jemi ? Nga njera anë fermeret e serave dhe pikat e grumbullimit kanë eksportuar sipas qeverisë shqiptare afersisht 450milion dollar fruta-perime nderkoh nga ana tjeter qumeshti , mishi dhe nenproduktet e tyre ka nje rritje qe e barazon vleren e 450 milion euro !
Pse ky cmim dashakeqes per blegtoret dhe konsumatorin shqiptar duke e orientuar te konsumoje produkte importi ? A mos valle Autoriteti i Konkurrences duhet te hetoje grumbulluesit e qumeshtit ( te ashtquajturit karteli IPQ ) per dakordësi te çmimit ?
Ministria e Bujqesise duhet urgjende te mbledhe ne nje tryeze sa me parë blegtoret dhe jo perpunuesit e qumeshtit dhe te zhbeje monopolin e shkarrimit te blegtorëve ! Sot duhet te shpetojme Blegtorine dhe Industrine e qumeshtit qe mos te kthehet ne nje fasoneri te qumeshtit te Serbise.