Nga Refik Hasani – Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si:
Nëse nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së.
Nëse nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimit nga institucionet administrative.
Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj.
Nëse nuk jam shtetas rezident, atëherë nuk do njihem zyrtarisht si Shtetas i Republikës së Serbisë.
Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashigimi, dmth se nuk mund të kryejmë blerje-shitje në pronat tona të luajtshme e të paluajtshme, nuk mund të kryejmë veprime të tjera financiare të kësaj natyre etj.
Nëse si një qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk kam rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë.
Këto janë shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve dhe kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.
Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.
Në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe kjo është një pastrim i organizuar shtetëror etnik.
Kjo Krahinë është Rajoni më i pa zhvillua dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Mbi të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.