Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, prej disa kohësh shfaqet gjithmonë e më rrallë në media, në rrjetet sociale apo në aktivitetet politike.
Ndryshe nga formati i tij politik, si një njeri shumë aktiv, Meta prej disa kohësh duket mjaft i tërhequr.
Mediat abuzuan disa javë më parë se Ilir Meta ishte arratisur.
Në fakt, kreu i PL-së ndodhej në Gjermani për një vizitë shëndetësore dhe më pas u kthye në Tiranë, Askush nuk e përgënjeshtroi fake news-in e prodhuar për ish-Presidentin.
Së fundmi, ish-Presidenti nuk është parë të dalë në media apo të jetë aktiv në protestat që ka ndërmarrë opozita, apo të ketë qëndrime përveç ndonjë statusi sporadik.
Burime pranë ish-presidentit se kreu i PL-së është duke ndjekur në mënyrë intensive gjendjen shëndetësore të nënës së tij, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Amerikan.
Të njejtat burime thanë se nëna e Ilir Metës prej disa ditësh është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Ilir Meta vazhdon ta ndjekë ditë pas dite në spital në një betejë të fortë për jetën.
Kjo është dhe arsyeja pse Meta nuk është shfaqur në publik, më shumë sesa fake news-et e riprodhuara për heshtjen e ish-Presidentit të Republikës.
Burime në Spitalin pohojnë se nëna e Ilir Metës po zhvillon një betejë të fortë me jetën/CNA