Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia në 24 orë/ Një në pranga dhe 4 nën hetim të...

Policia në 24 orë/ Një në pranga dhe 4 nën hetim të lirë.

Fier – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. S., 26 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume parash dhe dy aparate celular, në banesën e shtetasit A. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. B., 52 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi dyshohet se në vitin 2017 ka mashtruar shtetasin K. N., 68 vjeç, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash, në këmbim se do të fitonte një çështje në gjykim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë, iu konstatua një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori pasi është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi Y. S., 53 vjeç, i cili pasi është kthyer nga Italia ka gjetur dyert e banesës së tij në fshatin Thanasaj, Lushnjë, të dëmtuara dhe dyshohet se mund të ketë ndodhur dy vite më parë, pasi në këtë banesë nuk jeton njeri. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. F., 57 vjeç, banuese në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e burrit të saj.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 33 vjeç, banues në Cakran, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME