INVESTIGIMI I PLUG/ Miliona euro të IPARD për kompani ndërtimi e grupe kriminale të lidhura me qeverinë

Emisioni Investigativ PLUG, Syri TV/ 1 tetor 2025
Emrat e mësipërm, janë vetëm disa nga emrat e politikanëve apo personave të lidhur ngushtë me politikën, që kanë përfituar qindra mijëra euro fonde nga IPARD. Në vijim do t`ju tregojmë se dorën te taksat e qytetaërve europianë, dhuratë për fermerët shqiptarë, e futën edhe persona të botës së krimit apo përfitues tenderash publik.
Kompania Albgarden SHPK, në pronësi të Pjetër Trashajt, ka përfituar 48 mijë euro fonde nga AZHBR. Sipas njoftimit të AZHBR, Pjetër Trashaj ka përfituar fonde për të investuar në mekanikë bujqësore.

Por teksa AlbGarden ka future duart në paratë e fermerëve, kompania e Pjetër Trashajt është një nga përfituesit e tenderave publik, duke përfituar qindra mijëra euro për lule. Shpesh kjo kompani ka qenë nën akuzë edhe pasi djali i Pjetër Trashaj, ish-punonjës në ministrinë e mjedisit, ka firmosur tendera për kompaninë e babait.
COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, një tjetër kompani ndërtimi, në pronësi të Agim, Pëllumb, Kujtim dhe Viktor Kolës, është një nga përfituesit e majmë të fondeve IPARD. Investim në ndërtimin e një magazine me sipërfaqe 2,282 m2 perfshire 13 dhoma rigoriferike për grumbullimin, seleksionimin, paketimin dhe ruajtjen e frutave dhe perimeve. Nga të dhënat rezulton se kjo kompani ka përfituar 810 mijë euro fonde nga IPARD, ndonëse përfiton gjithashtu çdo ditë dhjetëra tendera public, për të cilët do të flasim në emisionin e ardhshëm.

Apostol Xhaferri, një ndërtues nga Skrapari, familjarisht ka përfituar qindra mijëra euro nga IPARD.
Kompania “GOLDEN BEES” sh.p.k (ish-“BLETA E ARTË”) u themelua në tetor 2018, nga Apostol Xhaferri. Vajza e tij, administrator aktuale e kompanisë, ka përfituar 154 mijë euro për ndërtimin e një kantine vere. E sikur të mos mjaftonte kjo, vetë Apostoli, i përfolur gjithashtu në media, ka pëfituar 202 mijë euro fonde nga IPARD. Në këtë rast babë e bijë morën nga IPARD 341,494 euro përmes kompanive të krijuara rishtazi.

Top Fruits, ish kompania “DONI FRUITS”, është gjithashtu 924 mijë euro. Kompania “DONI FRUITS”, ka ndërruar emrin së fundi duke u bërë Top Fruits. Ndertim godine per grumbullim fruta-perime. Linje kalibrimi dhe pketimi te fruta perimeve me eficence të lartë energjie dhe të certifikuara CE si edhe dhoma frigoriferike me klime te kontrolluar dhe ngrirese. Kjo kompani është në pronësi të GJONAJ GROUP, e shtetasit Marin Gjonaj, i shpallur në kërkim për ferma bitcoin, ndërsa ka përfituar licensa për parqe fotovoltaike dhe jo vetëm gjatë qeverisë Rama.
ZDRAVO SHPK është një kompani tjetër ndërtimi, që ka shkuar pranë pragut prej rreth 1 milionë euro përfitime nga fondet IPARD. Kjo shoqëri, që aktualisht zotërohet nga disa persona, ka përfituar plotë 981 mijë euro fonde nga IPARD. Investimi konsiston në blerjen e një linjë të plote për përpunimin e domateve, kastavecave, specave me kapacitet 1-2 ton në ore duke e trefishuar kapacitietin para investimit. E sikur të mos mjaftonin marrja e fondeve, që duhet t`u shkonin fermerëve, ZDRAVO SHPK, është dhe një nga kompanitë e preferuara të kryebashkiakëve socialist për tenderat publikë. Më shumë se 70 tendera me pagesa mbi 15 milionë euro nga buxheti i shtetit ka marrë kjo kopani deri më sot.
Jo vetëm politikanë dhe sipërmarrës, apo njerëz me pushtet, por fonde nga programet e AZHBR dhe IPARD kanë përfiuar edhe persona të skeduar.
Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.

Mediat kanë denoncuar edhe emra të tjerë. Arbër Çekaj, i cili ndodhet në burg për trafik kokaine nëpërmjet bananeve nga amerika latine, sipas mediave ka përfituar 264 mijë euo fonde nga BE. Agron Metvelaj, ka pëfituar gjithashtu fonde nga AZHBR dhe IPARD, ndonëse ka qenë person i skeduar.
Këta janë vetëm disa nga zyrtarët apo persona me rekorde kriminale që kanë zhvatur paratë e feremerëve. Në puntatën e radhës, do t’ju tregojmë se lista e tyre është më e madhe, e brenda saj ka personazhe publik të jetës politike apo publike. E për karshillikun që kanë bërë ndaj fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë, do tju sjellim edhe pamje të parajsës që kanë ndërtuar me paratë tuaja! Shifemi të mërkurrën tjetër!











