MAGAZINË

Richard Gere flet për ndalimin 20-vjeçar nga Oscars

Në një intervistë të re për Variety, publikuar më 3 dhjetor, aktori i famshëm Richard Gere reagoi për herë të   lidhur me ndalimin e tij 20-vjeçar nga ceremonia e Academy Awards.

“Nuk e mora personale,” tha aktori i “Pretty Woman”, 76 vjeç. Ai shtoi se nuk mendon se ka pasur “fajtorë” në situatë dhe se gjithmonë ka synuar të flasë kundër padrejtësive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut — duke u frymëzuar nga mësimet e mikut të tij të ngushtë, Dalai Lama, me të cilin ka një miqësi 45-vjeçare.

Ndalimi nisi në vitin 1993, kur Gere doli jashtë skenarit gjatë prezantimit të kategorisë për Art Direction dhe kritikoi hapur Kinën për shkeljet e “tmerrshme” të të drejtave të njeriut në Tibet.

Në skenë ai u shpreh:
“Të gjithë së bashku t’i dërgojmë dashuri dhe qartësi Deng Xiaoping-ut, që të tërheqë trupat kineze nga Tibeti.” Pas atij momenti, aktorit iu ndalua rikthimi në skenën e Oscars për dy dekada — deri në vitin 2013.

Gere ka qenë prej dekadash një mbështetës i zëshëm i çështjes tibetiane dhe aktualisht është i ndaluar të hyjë në Kinë. Ai së fundmi ka prodhuar dokumentarin e vitit 2025 “Wisdom of Happiness”, kushtuar Dalai Lamës.

Pyetur nëse e ka diskutuar ndonjëherë skandalin e Oscars me liderin shpirtëror tibetian, aktori tha:
“Kurrë nuk e kemi përmendur. Ai thjesht më uron herë pas here kur marr ndonjë çmim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button