Qytetarë të shumtë kanë sërish në protestë mbrëmjen e sotme. Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për protestën e 178-të, duket se ka filluar të nxisë edhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Protesta e tyre është lajmëruar se do të zhvillohet në mënyrë paqësore ndërkohë që efektivët nga ana tjetër kanë nisur të ushtrojnë forcë ndaj tyre.
Ata nuk lejuan zhvillimin paqësor të revoltës në bulevard, duke i shtyrë me forcë protestuesit drejt trotuarit përballë te selia e Kuvendit dhe për të liruar rrugën. Nga ana tjetër protestuesit po përgatiten për mobilizimin e datës 28 nëntor.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.












