Balla dëshmon në gjyq: I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në rolin e dëshmitarit në GJKKO për gjyqin e dosjes ‘Partizani’, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se politikanët që shkojnë në SPAK duhet të mbështesin drejtësinë.
“Ditë e madhe për Shqipërinë. Politikanët që vijnë këtu duhet që të mbështesin drejtësinë, punën e SPAK ë po çmonton korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri.”, tha ai.
Ai shtoi se i qëndron kallëzimit të bërë ndaj Berishës për këtë çështje deri në fund.
“Në gjë është e sigurt se këtij kallëzim i qëndroj fjalë për fjalë. Një familjari i joti shkon dhe u premton se do u kthehet prona dhe ua merr atë me më lirë. Sot po flasim për korrupsion, dhe ai rasti tjetër nuk është i tillë. Patjetër që do të përgjigjem (Nëse dënohet për kallëzim të rremë)”, pohoi ai.









