Ëndrra realitet/ Nga fotoja me idhullin Modriç, në fushë me të te Milani

Christian Comotto, mesfushori i ri i Milanit, ka jetuar një ëndërr të vërtetë duke luajtur si titullar përkrah idhullit të tij të fëmijërisë, Luka Modriç, në miqësoren e zhvilluar në Xhakartë kundër Çelsit. Ky moment i veçantë pa Comotton të bënte çift në mesfushë nga minuta e parë me legjendën kroate, i cili po luan vitin e dytë te Milani. Për Comotton, kjo ishte një mundësi unike për të ndarë fushën me një nga lojtarët që ai ka admiruar më së shumti.
Dëshmi e admirimit të thellë të Comottos për ish-lojtarin e Real Madridit ishte një foto e shkrepur vite më parë, të cilën Christian e postoi vetë në Instagram. Ajo shoqërohej nga një foto e ndeshjes së fundit, ku Modriç shfaqej pas tij. Kampioni kroat, nga ana e tij, e rishpërndau këtë kujtim në historitë e tij. Në foton e vjetër, të dy ishin veshur me material teknik të Real Madridit, por ndërsa Modriç ishte tashmë një nga mesfushorët më të mirë në botë, Comotto ishte vetëm një fëmijë që ëndërronte të bëhej futbollist, si babai i tij Gianluca.
Me një diferencë prej 23 vitesh mes tyre, fati bëri që ajo foto të shndërrohej në realitetin aktual të Milanit. Luka Modriç do të përpiqet të shlyejë sezonin e kaluar dhe të fitojë një trofe me kuqezinjtë para se të mbyllë karrierën, ndërsa talenti i lindur në vitin 2008 do të kërkojë të gjejë hapësirë për herë të parë në Serinë A, duke shpresuar të ndjekë gjurmët e idhullit të tij.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport







