AKTUALITET

Gones i bllokohet instagrami, deputeti akuzon qeverinë për censurë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë me dije se llogaria e tij në Instagram është bllokuar pa paralajmërim. Lajmi vjen pas angazhimit të shtuar të Shehajt në mbështetje të protestës kombëtare. Sipas tij, bllokimi i llogarisë është pjesë e një përpjekjeje për të kufizuar aktivitetin e opozitës dhe të protestuesve.

Shehaj ka njoftuar se po përgatit hapat ligjorë për rikthimin e faqes. Ndërkohë, sipas pretendimeve të bëra publike, gjatë së njëjtës ditë janë bllokuar edhe llogari në Instagram të disa aktivistëve të protestës.

Deputeti e ka cilësuar situatën si një precedent shqetësues për lirinë e shprehjes dhe demokracinë në Shqipëri, ndërsa ka akuzuar struktura të lidhura me pushtetin për përpjekje për të goditur opozitën dhe protestën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button