AKTUALITET

Zjarr i madh në Mallakastër, digjet bimësia në Çërrilë

Mallakastër – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme zonën malore të fshatit Çërrilë, në Mallakastër, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të forcave zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa zonat e prekura vijojnë të monitorohen.
Megjithatë, era e fortë mbetet një rrezik serioz për riaktivizimin e vatrave të zjarrit dhe përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera.

Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button