AKTUALITET

Zjarr në pyllin me pisha të Çërrilës, flakët përhapen me shpejtësi

Një vatër e re zjarri është shfaqur pasditen e sotme në pyllin me pisha të Çërrilës, në Mallakastër.

Flakët po përhapen me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve.

Për momentin, ndërhyrja vijon në terren, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar sipërfaqja e prekur nga zjarri dhe shkaku i rënies së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button