AKTUALITET

Pisha e dëmtuar nga zjarri rrëzohet në rrugë, bllokohet aksi Levan-Fier

Fier – Prej rreth një ore, aksi rrugor Levan-Fier vijon të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar pengesa në lëvizjen e mjeteve. Shkak është bërë një pishë e dëmtuar nga zjarri, e cila është rrëzuar në karrexhatë duke bllokuar tërësisht kalimin e automjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për prerjen e trungut dhe largimin e tij nga rruga, ndërsa në zonë ndodhet edhe Policia Rrugore, që po menaxhon situatën dhe qarkullimin.

Deri në përfundimin e ndërhyrjes, drejtuesit e automjeteve që përdorin këtë aks këshillohen të tregojnë kujdes dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin rrugë alternative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button