AKTUALITET

Protestuesit qëllojnë me vezë makinat e deputetëve, policia shoqëron gazetarë dhe qytetarë

Pas përfundimit te Parlamentit,  në momentin që deputetët kanë nisur të largohen nga godina, protestuesit kanë qëlluar me vezë në drejtim të makinave brenda te cilave ndodheshin deputetet.

Në pamje shihen protestuesit, të cilët sulmojnë me vezë makinat, ndërsa një kordon policie ishte i vendosur përballë qytetarëve.

Në këtë situatë policia ka shoqëruar gazetarin Shpend Gashi dhe disa qytetarë.

Forca të shumta policore, të armatosura rëndë, kanë dhunuar barbarisht protestuesit paqësorë.

Pamjet tronditëse tregojnë momentet kur policia përdor dhunë disproporcionale ndaj protestuesve të mbledhur përpara Kuvendit

Pavarësisht se janë arrestuar me dhunë, protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë pranë Kuvendit, duke e mbajtur zonën të rrethuar.

Ata kanë hedhur vezë ndaj ligjvënësve të mazhorancës socialiste.

Tensionet vijnë në nisje të sezonit të ri të Kuvendit.

Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës prej më shumë se 100 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button