Kush është i riu që u përball me 6 policë dhe që u kthye në simbol të protestës

Klevi Metaj është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të protestës së zhvilluar sot në Tiranë, pasi pamjet e tij duke u përballur i vetëm me gjashtë efektivë policie kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.
Momenti është shpërndarë në rrjet, duke ngjallur interes për të riun dhe rolin e tij në protestën që u shoqërua me tensione dhe përplasje mes pjesëmarrësve dhe forcave të rendit.
Qëndrimi i Metajt përballë efektivëve është bërë një nga skenat më të diskutuara të tubimit, ndërsa pamjet nga protesta vijojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Protesta para Ministrisë së Arsimit u përshkallëzua gjatë ditës, me dëmtime të godinës dhe përplasje me policinë. Ngjarjet kanë sjellë reagime nga institucionet dhe organizatat e gazetarëve, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kanë nisur veprimet procedurale për personat e përfshirë në veprime të paligjshme.







