AKTUALITET

Protesta e gjimnazistëve në Lushnjë, thyhen kosha dhe bllokohen rrugët, tensione edhe në Divjakë

Gjimnazistë të disa shkollave të mesme në Lushnjë dhw Divjakës  kanë protestuar sot në rrugët e qytetit, duke nisur një marshim kundër qeverisë.

Fillimisht, protestës iu bashkuan nxënësit e Shkollës së Mesme Mekanike, të cilët marshuan nëpër qytet, duke kërkuar mbështetjen e gjimnazeve të tjera. Më pas, atyre iu bashkuan edhe nxënës nga gjimnazet “28 Nëntori”, “Jani Nushi” dhe “Vath Korreshi”.

Protesta nisi në mënyrë paqësore, me thirrje kundër qeverisë, por më pas situata u tensionua. Disa prej protestuesve thyen kosha mbeturinash dhe mbrojtëse prej llamarine, ndërsa bllokuan edhe rrugët e qytetit.

Ndërkohë, protestë është zhvilluar edhe në Divjakë, ku disa nxënës i kanë vënë flakën një kioske prej druri duke marrshuar në rrugët e qytezëz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button