AKTUALITETTOP-NEWS
Shoqërohen tre persona

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Fierit dy adoleshentë dhe një 60-vjeçar, pas një debati mes tyre pranë shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”.
Sipas burimeve, 60 vjeçari ka debatuar me njërin prej adoleshentëve, pasi dyshonte për sjelljen e tij, ndërsa ky i fundit ishte me kapuç në kokë dhe në zonë ndodheshin të rinj të mbledhur për të protestuar.
Pas njoftimit për incidentin, shërbimet e policisë të pranishme pranë shkollës kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në ambientet e komisariatit, ku është sqaruar situata.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier të cilat thanë se incidenti nuk ka lidhje me protestën







