AKTUALITETTOP-NEWS
65 të lënduar nga protesta, 12 prej tyre ende të shtruar te Trauma

Protesta e zhvilluar më 17 tetor në Tiranë la të lënduar 65 persona. Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, 37 prej tyre janë punonjës policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.
Aktualisht, 12 persona vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, gjatë pesë ditëve të protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka shkuar në 272. Prej tyre, 169 janë efektivë policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.







