AKTUALITET

Sulmi me ujë dhe gaz lotësjellës, Policia po zhvendos protestuesit në qendër të Tiranës

Forca të shumta policie kanë hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj të rinjve që vijojnë protestën në Tiranë, duke e përshkallëzuar situatën.

Efektivët i ndjekin protestuesit këmba-këmbës, edhe kur ata përpiqen të strehohen në cepa të rrugës për t’i shpëtuar ujit dhe gazit.

Përballë ndjekjes së vazhdueshme nga forcat e shumta të policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime, nga Sheshi Skënderbej deri te Rruga e Dibrës.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa efektivët vijojnë t’i ndjekin të rinjtë me autobotë uji dhe gaz lotsjellës, duke i detyruar të largohen nga zonat ku po qëndronin dhe po i zhvendosin drejt qendrës së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button