AKTUALITET

Dyshohet se fshehu 2 vila të Ballukut në emrin e tij, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares. Tare u paraqit sot herët në mëngjes në SPAK, ku akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet se fshehu në emrin e tij, 2 vila të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Komunikimi i akuzave ndaj Igli Tares vjen një ditë pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar akuzat edhe Belinda Ballukut. Kjo e fundit është marrë e pandehur për pesë vepra penale, të dyshuara të kryera në 15 raste.

Ish- zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button