AKTUALITET

Vijon protesta në bulevard, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme sërish në bulevard përballë Kryeministrisë.

Ndryshe nga nëntë ditët e mëparshme, situata mbrëmjen e sotme paraqitet më e qetë. Por nuk kanë munguar as disa momente tensioni.

 
Disa protestues të rinj që janë të pranishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë thyer një vazo me lule. Gjithashtu ka edhe protestues që hedhin gurë dhe sende të forta drejt autobotit të ujit të policisë.

Ndërkohë disa pranë tyre kërcejnë dhe këndojnë këngën e Vitit të Ri.

Kjo është dita e dhjetë e rezistencës rinore kundër qeverisë “Rama”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button