Shpërthejnë Dritan Goxhaj dhe Luçiana Kokaj: Më 29 nëntor ikën RAMA!

Dritan Goxhaj dhe Luçiana Kokaj, dy prej drejtuesve kryesorë të protestës paqësore të “flamingove”, janë të ftuarit në emisionin “KOHA JONE-DEBAT” nga Nikoll Lesi. Ata,të dy, pohuan se janë prapë në protestën e këtyre ditëve, por edhe me maskë apo kundragaz prej gazit lotësjellës.
Me deklaratën e tyre se “Më 29 nëntor ikën Rama!”, dy aktivistët thanë në studio qëndrimet e tyre për zhvillimet politike në vend, protesta studentore, kritikat ndaj qeverisë dhe mesazhet që duan t’i përcjellin opinionit publik. Dhe çfarë kanë planifikuar realisht gjatë ditëve në vijim.
Gjatë debatit u fol për mundësinë e një partie politike që do të dali nga protesta, ndonëse dy të ftuarit theksuan se mund të dalin disa parti kur të shkohet në zgjedhje politike të parakohshme parlamentare. Lesi tha se më mirë krijoni vetëm një parti që të keni mundësi të mos i copëtoni votat.
Gjatë debatit Lesi i pyeti se pse nuk shkoni përballë kryeministrit, 15 apo 20 veta si përfaqësues të disa grupimeve të ndryshime siç jeni në protestë. Lesi theksoi se e kërkoni të shkoni me kushtin që takimi të jetë live, ku të ndiqet nga miliona shqiptarë dhe me fakte ia thoni se pse duhet të ikë? Se mund edhe ta bindni të jap dorëheqjen…







