AKTUALITET

Qytetarë dhe demokratë fierakë drejt Tiranës për protestën e madhe

Demokratët e Fierit nisen drejt Tiranës për protestën e PD-së, Ardjan Ferro demokratë dhe qytetarë të mobilizuar dhe të vendosur drejt Tiranës për ti dhën fund këtij regjimi.

Qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në Fier janë organizuar një ditë më parë për t’u nisur mëngjesin e kësaj të shtune drejt Tiranës, ku do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kreu i komanduar i PD-së në Fier, Ardian Ferro, bën me dije se të gjitha grupseksionet dhe strukturat e partisë kanë dalë në terren, duke kontaktuar qytetarët që shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë aktuale. Sipas tij, demokratët janë nisur drejt kryeqytetit me automjetet e tyre personale, në mënyrë të organizuar.

Ferro pretendon se organizimi është bërë në mënyrë individuale për të shmangur pengesat që, sipas tij, mund t’u krijohen qytetarëve dhe anëtarëve të PD-së për të marrë pjesë në protestë. Ai akuzon persona të lidhur me Partinë Socialiste, përfshirë patronazhistë dhe punonjës të zjarrfikëses apo institucioneve të tjera, se janë organizuar për të penguar pjesëmarrjen e demokratëve në protestën e Tiranës.

Ndërkohë, Ferro pritet të dalë këtë mëngjes në një konferencë për shtyp në qytetin e Fierit, ku do të japë më shumë detaje lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen e demokratëve në protestën e sotme.

Nga ana tjetër Enkelejda Veliu demokrate e vjetër ka pohuar se mesazhi i saj si nënë dhe si mësuese është në mbështetje të protestës së të rinjëve, mbështet kauzën e tyre dhe është kundlr regjinit që ka instaluar Edi Rama.

Qytetarë dhe demokratë nga Mallakastra, Patosi, Rroskoveci janë nisur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës drejt Tiranës për tu bashkuar protestës së organizuar nga PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button