AKTUALITET

Protestat do të vijojnë, studentët njoftojnë grumbullimin në orën 14:00

Studentët dhe të rinjtë kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protestë nesër, në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Njoftimi vjen pas protestës së sotme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit. Të rinjtë kanë bërë të ditur se do të mblidhen sërish në të njëjtin vend, duke vijuar të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Gjatë protestës së sotme, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmave, ndërsa protestuesit u zhvendosën në disa pika të Tiranës

Proteste 25 tetor 6add18b51429b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button